Colour Day Festival

12 Maj 2018

‘Colour Day Festival’ bashkoi në një festival mijëra të rinj shqiptar të apasionuar pas muzikës dhe atmosferës së këndshme. Një patentë ndërkombëtare që erdhi për herë të parë në zemër të Shqipërisë, në Tiranë, për ta bërë njësh me kryqytetet europiane. I kthyer në një zakon në Greqinë fqinje, “Colour Day Festival” mblodhi në shesh për 12 orë me mijëra të rinj, që duan t’i shtojnë ngjyrat jetës së tyre.

Një meritë të madhe në festival meritojnë dy drejtuesit, moderatorët Fatma Methasani dhe Flori Gjini që i dhanë akoma më shumë ngjyra koncertit me energjinë e tyre. Kur ka muzikë të mirë dihet që do të ketë dhe atmosferë të mirë dhe për këtë ishin përzgjedhur të gjithë këngëtarët më të dashur shqiptarë. Duke filluar nga Elvana Gjata, që gjithmonë ka sjellë trendet më të fundit të muzikës ‘pop’ në Shqipëri.

Për të vazhduar më tej me reperët më të preferuar të momentit Capital T, Lumi B, Majk si dhe këngëtari Alban Skënderaj. Për të mos u mjaftuar me kaq dhe për të dhuruar emocionet më të bukura të muzikës elektronike ishin pëzgjedhur disa nga DJ më të njohur me famë botërore si: Tuajmo, Ace2Ace, George Siras. Festivali i dedikuar ngjyrave i dha jetë dhe akoma më shumë dritë sheshit ‘Nënë Tereza’.

E kush më mirë se të rinjtë mund t’i japin ngjyra botës, prandaj në festival ishin të pranishëm të gjithë ata që ndjenin veten të rinj jo vetëm fizikisht por edhe shpirtërisht. Të tilla organizime si ‘Colour Day Festival’ sjellin gjithmonë një frymë të re, prandaj dhe u përqafua menjëherë nga ata që dashurojnë ndryshimin.

Galeri